Skuadra gjilanase, Drita ka vazhduar me përforcimin e skuadrës.
Bardh e kaltërtit kanë bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.
Mbrojtësi i mirënjohur Ardian Limani e ka lënë Feronikelin për të firmosur me skuadra nga qyteti i Gjilanit.
Limani pikërisht është bërë i njohur dhe zhvilluar si futbollist te Drita.
“Ardian Limani rikthehet te Drita”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Pas një sezoni të kaluar te Feronikeli, Ardi tani më është rikthyer në shtëpinë e vet, te familja e madhe e Dritës. Drita o një”, shkruan faqja zyrtare e Dritës në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/