Modelja e njohur, Drita Stublla, duket se ka vendosur të blindojë jetën private në raport me mediat.
Bukuroshja e cila u bë e njohur falë lidhjes së saj të spekuluar me djalin e presidentit të Kosovës, ka vendosur që të mos jetë më e hapur për mediat, shkruan Telegrafi.
Ajo ka mbyllur profilin e saj të vjetër në Instagram me rreth 20 mijë ndjekës.
Kjo ka ndodhur për shkak të raportimeve të vazhdueshme për pozat dhe jetën private të saj, teksa nuk mungonin as komentet ngacmuese për të rreth lidhjes me Endrit Thaçin.
Tash publiku dhe mediat nuk kanë më gjasë të kenë qasje në jetën private të bukuroshes, pasi ajo ka hapur Instagram të ri, krejtësisht privat.
Në Instagramin e ri Drita nuk ka më shumë se 60 ndjekës dhe 41 persona që ajo i ndjek.
Kështu, nuk dihet nëse Endriti ia ka ndaluar asaj rrjetet sociale, por një gjë është e sigurt – mediat gjithmonë do të gjejnë qasjen për jetën e saj private, sa do që ajo mundohet të izolohet, por presioni i madh duket se ka ndikuar negativisht te ajo. /Telegrafi/