Site icon Telegrafi

Drita po shkëlqen, mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Feyenoordit

Drita e ka mbyllur me epërsi 2-1 pjesën e parë ndaj Feyenoordit në ndeshjen kthyese të raundit të dytë në Ligës së Konferencës.

Nën-kampioni i Kosovës ka zhvilluar një super pjesë të parë ndaj gjigantit holandezë në takimin që po zhvillohet në Rotherdam.

Vendasit holandez arritën te gjejnë shpejtë golin në minutën e shtatë duke kaluar në epërsi 1-0 me anë të Guus Til.

Lexo po ashtu Drita dhuron emocione, i shënon dy gola brenda katër minutave Feyenoordit

Megjithatë, Drita shpejtë u kthye në lojë duke befasuar të gjithë me dy gola të shpejtë brenda katër minutave.

Fillimisht ishte Marko Simonovski, i cili shënoi në minutën e 12-të për 1-1, ndërsa Astrit Fazliu (16’) shënoi për 1-2.

Në përgjithësi, vendasit patën më shumë menaxhim të lojës dhe posedim të topit, por Drita u vendos mirë dhe ishte shpeshherë e rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version