Drita ka shënuar fitore me përmbysje spektakolare ndaj Trepçës 89 me rezultat 3-1, por pas fitores së Prishtinës në çastet e fundit të takimit në Prizren, titulli vendoset në javën e fundit ku Dritës në udhëtim te kryeqytetasit u duhet së paku një barzim, ose humbje me një gol diferencë.
Në një atmosferë impozante para afro pesë mijë shikuesve, u shpalos koreografia fantastike e Intelektualëve.
Megjithatë, starti nuk ishte aq i mirë për Dritën sa u planifikua.
Oto John ishte ai që gjeti golin në minutën e pestë të takimit duke shokuar vendasit.
Ishte ky goli i 16-të i Oto John që e bën atë favorit për t’u shpallur top golashënues dhe ku në garë të drejtpërdrejt është me Mirlind Dakun e Llapit.
Drita dominoi plotësisht madje qëlloi edhe shtyllën, por nuk ja doli që të barazonte rezultatin në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë vazhdoi ofensiva e vendasve në mesin e tensioneve në fund të pjesës së parë që u zhvilluan mes lojtarëve.
Në minutën e 51-të ishte Astrit Fazliu ai që ngriti në këmbë tifozët dhe shënoi për 1-1 me asistim të Liridon Lecit.
Vetëm dhjetë minuta më vonë (61′), sërish Astrit Fazliu gjeti portën duke shënuar për 2-1 dhe rikthimin fantastik të vendasve të cilët e mbyllën pjesën e parë me shumë presion.
Teksa Drita po vazhdonte dominimin, gjilanasit fituan edhe një penalti.
Fidan Gërbeshi me siguri të lartë shënoi në këndin e djathtë të poshtëm të portierit mysafir pët 3-1 dhe kompletimin e rikthimit spektakolar.
Me 66 pikë pas 32 ndeshjeve, Drita nuk arrin të shpallet kampione e Superligs së Kosovës në futboll me tri pikë më shumë se Prishtina në vendin e dytë një javë para përfundimit të kampionatit.
Në javën e fundit takohen pikërisht Prishtina dhe Drita, një ndeshje kjo e cila do ta përcaktojë fituesin e titullit të kampionit të Kosovës, më i forti që nga pas lufta. /Telegrafi/