Telegrafi

Drita merr fitore të lehtë në udhëtim te Feronikeli

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi, pasi ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli.

Në kuadër të xhiros së 28-të në BKT Superligë, skuadra e Ardian Nuhiu ka triumfuar në Drenas me rezultat të thellë 0-5.

Gjilanasit në pjesën e parë e kryen punën e fituesit, kur shënuan katër gola.

Marko Simonovski e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, derisa për 2-0 shënoi Almir Kryeziu në minutën e 25-të.

Hamdi Namani u përkujdes për 0-3 në minutën e 34-të, derisa Simonovski shënoi golin e dytë personal për 0-4.

Me epërsinë prej katër golave të Dritës u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Gjilanasit në pjesën e dytë nuk u angazhuan thuajse fare, duke mos shpenzuar energji.

Gjithsesi ishte mesfushori Muharrem Jashari që realizoi për 0-5 në minutën e 70-të.

Me këtë fitore Drita vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 52 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë derisa kanë tetë pikë më pak se lideri Ballkani. /Telegrafi/