Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, Drita zhvillon ndeshjen e xhiros së parafundit (32-të) në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa për kundërshtar e ka skuadrën e Drenicës.
Derisa lideri i kampionatit është në kërkim të pikëve që do ta afronin shumë me titullin, skuadra mysafire nuk e ka siguruar akoma mbijetesën.
Ndeshja e xhiros së 32-të duket pakëz më e lehtë në letër për ‘Intelektualët’, kur kihet parasysh se në xhiron e fundit ata janë mysafirë të konkurrentit direkt për titull – Ballkanit.
Drita ka një pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Gjilani dhe dy pikë më shumë se vendi i tretë që mbahet nga Ballkani. Edhe këto dy skuadra zhvillojnë përballjen e drejtpërdrejtë në kuadër të kësaj xhiroje.
Drenica ka vetëm tri pikë më shumë se Trepça ’89 që ndodhet në zonën e rrezikut, prandaj do të përpiqet maksimalisht që të nxjerrë rezultat pozitiv.
Përballjet ndërmjet Dritës dhe Drenicës gjatë sezonit 2019/2020:
Xhiro 9: Drenica 1-1 Drita (8 tetor 2019)
Xhiro 20: Drita 4-1 Drenica (28 shkurt 2020)
Xhiro 32: Drita ?-? Drenica (21 korrik 2020)
/Telegrafi/