Telegrafi

Drita luan baras ndaj Drenicës, Malisheva fiton te Feronikeli

(Foto: Facebook/Drita FC)

Drita dhe Drenica kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e javës së 32-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Albin Krasniqi (55’) realizoi për vendasit, ndërsa Genc Hamiti e barazoi rezultatin në fund të takimit (90’).

Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka arkëtuar fitore në udhëtim te Feronikeli (2-0).

(Foto: Facebook/FC Malisheva)

Albin Berisha (76’) dhe Yoan Marc Olivier (82’) ishin realizuesit e golave të fitores për mysafirët.

Drita është e treta në renditje me 14 pikë më pak se lideri Ballkani, kurse Drenica shpreson për mbijetesë me pikë të barabarta me Malishevën (nga 40).

Feronikeli është skuadra e fundit në tabelë dhe në edicionin e ardhshëm pritet të bëjë gara në Ligën e Parë. /Telegrafi/