Telegrafi

Drita kërkon vetëm tre pikët, Gjilani për ta ndalur hovin e rivalit lokal – formacionet zyrtare

Drita është nikoqir e Gjilanit në derbin lokal të qytetit në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, me vendasit që duan titullin dhe mysafirët t’i shmangen rënies nga elita e futbollit kosovar.

Drita në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe kërkon tre pikët për tu ngjitur në pozitën e parë në tabelë ku do të barazohej me Ballkanin.

Ndërkohë Gjilani pas 3 muajve pa fitore, së fundmi ka mposhtur Lirinë duke shtuar gjasat për mbijetesë.

Do të jetë dueli i tretë këtë edicion mes dy rivalëve lokal, ku në dy takimet e para Drita ka shënuar fitore me shifrat 2-0 dhe 0-1.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Huruglica, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Bl. Krasniqi.

Gjilani: Ballaca, Kqiku, Roganovic, Shehi, Ismajli, Shabani, Heric, Acka, Basa, Bilalli, Jarovic.

/Telegrafi/