Telegrafi

Drita gjobitet me 1.500 euro, pezullime te Gjilani

Drita

Komisioni disiplinor i shkallës së parë pranë FFK-së i ka shqyrtuar procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar, si edhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga mesjava që shkoi.

Në kuadër të vendimeve të marra, klubi Drita është gjobitur me 1.500 euro “për lëshime në organizimin e ndeshjes” ndaj Feronikelit dhe “për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e spektatorëve të saj (hedhje e gjësendeve në fushë, mjeteve piroteknike si me i theksuar minuta e 45 gjuajtje me shufër të metaltë në drejtim të asistentit Fatlum Berisha)” në ndeshjen kundër Gjilanit.

Skuadrës së Gjilanit i është pezulluar përfaqësuesi zyrtar i klubit, Agron Korça “për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza – minuta e 45)” dhe ekonomi Ahmet Qehaja “për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes drejtuar lojtarëve të ekipit kundërshtar)”.

Më poshtë është njoftimi i plotë i publikuar në faqen e FFK-së:

Vendimet e Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë, 04.05.2018 – ditë e premte ora 14:00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve te garave pas përfundimit të ndeshjeve nga mesjava të zhvilluara me datë 02-03.05.2018 dhe nga të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

VENDIME

KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të , të ValaSuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FERONIKELI si dhe inicimit të filluar nga ana e komisionit të garave nga data 04.05.2018 për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e spektatorëve të saj (hedhje e gjësendeve në fushë, mjeteve piroteknike si me i theksuar minuta e 45 gjuajtje me shufër të metaltë në drejtim të asistentit Fatlum Berisha) në ndeshjen e derbit lokal nga java e ; XXX-të e ValaSuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me date 02.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga këto dy ndeshje të zhvilluara).

Lexo po ashtu Të bësh art dhe kulturë me futboll - Kosova frymon me derbin e Gjilanit

DËNOHET
Me të holla në shumë prej ; 1500 euro (njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – rrespektivisht data e pranimit të tij.

AGRON KORÇA – përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “GJILANI” nga Gjilani me numër të ID kartelës 007064M71 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza – minuta e 45) në ndeshjen e javës së; XXX-të të ValaSuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me date 02.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)

PEZULLOHET

Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pezulluar Agron Korça. Afati datë 07.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.)

AHMET QEHAJA – ekonom i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes drejtuar lojtarëve të ekipit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXX-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 02.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan);

PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga ekonomi i pezulluar Ahmet Qehaja . Afati datë, 07.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa – shkallën e dytë në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 04.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

/Telegrafi/