Telegrafi

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare të super derbit kosovar

Drita dhe Gjilani do ta zhvillojnë derbin e parë mes vete për edicionin 2020/2021.

Dy skuadrat rivale të qytetit janë pretendentë për titull të kampionit dhe kjo e bënë atë një ndeshje spektakolare.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra spektakli nuk ka munguar si në fushë ashtu edhe në tribuna, por kësaj radhe tifozët nuk do të jenë në shkallët e stadiumit për shkak të pandemisë Covid-19.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita nuk ka asnjë mungesë, teksa te Gjilani mungon mbrojtësi Franc Veliu si dhe dy sulmuesit Tomislav Busic e Keita Razak.

Dy trajnerët, Ardian Nuhiu i Dritës dhe Gentian Mezani i Gjilanit tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakqorri, Namani, Vucaj, Xh.Shabani, Fazliu, Haxhimusa, Rexha.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Fustar, Rapa, Jackson, Musolli, Kurtaj, Keita Aziz, Hajdari, Nikac, Progni.

/Telegrafi/