Drita dhe Gjilani përballen sot në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat gjilanase do ta zhvillojnë derbin numër 37 në kampionat, ku bilanc më të mirë ka Drita me 14 fitore, kundrejt 12 të Gjilanit dhe 12 ndeshjeve të tjera që kanë përfunduar pa fitues.
Kjo sfidë do të jetë jashtëzakonisht e nxehtë, duke marrë parasysh që mysafirët janë në presion për shkak të nisjes jo të mirë.
Takimi që do të zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 15:00 pritet të jetë me rivalitet të madh si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Gjithsesi dy ekipet janë gati dhe trajnerët Ardian Nuhiu e Ismet Munishi kanë vendosur të startojnë me më të mirët.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakçori; Broja, Jashari; Muja, Fazliu, Ajzeraj; Tahiri;
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Useini, Musolli; Hajdari, Krasniqi, Progni;
/Telegrafi/