Telegrafi

Drita – Gjilani, formacionet zyrtare: Luhet për titull

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohen të shtunën, në kohën e njëjtë nga ora 17:00.

Në qytetin e Gjilanit, do të zhvillohet dueli mes rivalëve lokalë, Dritës dhe Gjilanit, skuadra që këtë edicion po luftojnë për titullin e kampionit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në këtë ndeshje do të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Në krye të sulmit do të jetë Izair Emini, që do të ndihmohet nga Astrit Fazliu, Xhevdet Shabani dhe Betim Haxhimusa.

Në anën tjetër edhe Gjilani do të luajë në sulm me emra si Keita Razak, Gerard Progni dhe Sebino Plaku.


Formacionet zyrtare

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Izair Emini. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Kastrati, Rapa, Veliu, Useini, Shabani, K.Aziz, Plaku, Progni, K.Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani.


/Telegrafi/