Telegrafi

Drita gabon në shtëpi përballë Feronikelit ’74, mbetet prapa në garën për titull

Drita ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja nisi me një ritëm të ngadaltë, me të dyja ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të shënuar.

Drita i dha shenjat e para në këtë takim kur në minutën e 25-të shënuan me Blerim Krasniqin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Mysafirët rastin më të mirë e patën me anë të Blerind Morinës, i cili në minutën e 35-të iu afrua golit, por gjuajti mbi portë nga afërsia.

Me të njëjtin ritëm vazhdoi edhe pjesa e dytë ku Drita dominoi me posedim por nuk arriti ta theyjë mbrojtjen kundërshtare.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati raste të mira shënimi dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë nga ky takim.

Drita tani pas këtij barazimi shkon në kuotën e 66 pikëve të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri Ballkani që ka 72 pikë dhe dy më pak se Llapi në vendin e dytë me 68 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore