Me dy gola epërsi, Drita e ka mposhtur Feronikelin (2-0) në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Me gjithë tentativat e të dyja skuadrave, në pjesën e parë nuk u shënuan gola.
Rezultatin e zhbllokoi Marko Simonovski (51’), ndërsa Almir Ajzeraj realizoi golin e sigurisë. Në të dyja rastet asistoi Ilir Blakçori.
Kjo ishte fitorja e katërt e Dritës që ka regjistruar edhe katër barazime dhe dy humbje, ndërsa numëron 17 pikë – një më pak se lideri Drenica (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).
Në anën tjetër, për Feronikelin kjo ishte humbja e gjashtë dhe skuadra nga Drenasi ndodhet në zonën e rrezikut. /Telegrafi/