Telegrafi

Drita fiton me rezultat komod derbin ndaj Gjilanit – vazhdon ngjitjen në tabelë

Drita e ka fituar derbin ndaj Gjilanit me rezultat komod 2-0 në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që synon të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Por, derbi që u zhvillua në Lipjan, u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Almir Ajzeraj shënoi për 1-0 për Dritën.

Lexo po ashtu “Intelektualët” e Dritës me koreografi për ngjarjet e fundit në veri: Kur ushtria juaj të kthehet në tokën tonë

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një ritëm më i lartë.

Drita synonte të thellonte epërsinë, ndërsa Gjilanin po tentonte t’i barazonte shifrat.

Mirëpo, bardhëeklatrit i dhanë goditjen e fundit rivalit lokal, duke i shënua në minutën e 82-të.

Ishte Ardit Tahiri, ai që e vulosi fitoren e Dritës, për tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas javës së tetë, Drita gjendet në vendin e tretë me 15 pikë, katër më pak se lideri Ballkani, ndërsa Gjilani është në të shtatin me shtatë sosh. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore