Drita ka fituar derbin e qytetit ndaj Gjilanit me rezultat 1-0 dhe ia ka shtuar gjasat skuadrës për të qëndruar në ligë duke i ikur barazhit.
Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë nga Drita që kërkonin medoemos fitoren për ta shmangur barazhin.
Rasti i parë i takimit i takoi Gjilanit që provuan në minutën e 20 me anë të Ergon Hysenit me kokë, por topi shkoi mbi portë.
Pastaj ishte Drita që provoi dy herë me Kryeziun (28’) dhe Përparim Livoreka (44’), por të dy rastet topi shkoi pranë portës dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë.
Në pjesën e dytë, mundësia më e mirë erdhi për Betim Haxhimusën (78’), i cili paraboloid ‘gardianin’ Halimi, por topi shkoi mbi portë.
Pas këtij rasti, Drita iu hakmor Gjilanit, duke gjetur golin e parë të ndeshjes me anë të Livorekës, i cili shënoi në minutën e 87 me kokë pas harkimit perfekt të Viktor Kukës dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 1-0.
Vlen të theksohet se gjyqtari i ndeshjes akordoi tetë minuta shtesë, ku në minutat e fundit u ashpërsua ndeshja, ku lojtari i Gjilanit, Haxhimusa u ndëshkuar me kartonë të kuq.
Pas kësaj fitore, Drita ka bërë 32 pikë dhe ka vetëm dy më pak se Liria që është në zonën që shpëton nga kategoria. /Telegrafi/