Telegrafi

Drita fiton derbin e javës ndaj Feronikelit

Drita ka marr një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ipko Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ardian Nuhiut ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke treguar se humbja nga Ferizaj ishte vetëm rastësi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përkundër rasteve gjetën edhe golin.

Goli i vetëm erdhi në minutat shtesë të kësaj pjese dhe ishte Hamdi Namani që shënoi me kokë për 1-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, por edhe përkundër rasteve portat mbetet të paprekura.

Kështu, pas 90 minutave lojë ishin vendasit gjilanas që morën një fitore të madhe me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me nëntë pikë, po aq sa ka Gjilani në vendin e dytë, ndërsa Feronikeli renditet i pesti me gjashtë pikë. /Telegrafi/