Milani ka arritur të shënojë fitoren e dytë rresht nën drejtimin e Gennaro Gattusos. Viktima e radhës ishte Verona në San Siro ku Rossonerët triumfuan me rezultat 3-0.
Ndeshja nisi me një numër të vogël shikuesish prezent në shkallët e stadiumit.
Por, ata pak shikues shkaktuan mjaft telashe, pasi polemizuan duke ofenduar me banerë portierin Gianluigi Donnarumma, i cili besohet të ketë kërkuar largimin nga klubi.
Ndeshja filloi dhe këto polemika u harruan shpejt (përkohësisht) dhe për këtë u përkujdes Suso, i cili shënoi pas asistimit të Calabrias.
GOOOOAAAAALLLL!!!! #Suso with a cross that went completely unchallenged straight into goal from a corner kick. 1-0 | 22' #MilanVerona #CoppaItaliapic.twitter.com/OhJ1O6mDh4
— Kush (@footballkush) December 13, 2017
Një aksion të mirë e kompleton Romagnoli shtatë minuta pas golit të parë (30’), duke realizuar për 2-0.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
WATCH: Romagnoli doubles #ACMilan's lead. Great goal. #MilanVerona 2-0. pic.twitter.com/FzA6I3374a
— SempreMilan (@SempreMilanCom) December 13, 2017
Në pjesën e dytë Verona provoi që me disa raste të kthehet, megjithatë Donnarumma ishte në nivel edhe pse kishte qarë në pushim të pjesës së parë në zhveshtore.
Cutrone në minutën e 55-të pas krosimit të Susos kompletoi performancën e tij fantastike për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Milani kualifikohet në çerekfinale të Coppa Italias dhe takohet me rivalin e përbetuar lokal, Interin që mezi arriti të eliminonte të martën mbrëma Pordenonen, skuadrën që kurrë nuk doli më lart se Serie C.
/Telegrafi/