Telegrafi

Drita e fiton me përmbysje derbin ndaj Gjilanit

Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan është zhvilluar derbi më i madh lokal në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, të cilën e fituan këta të fundit me rezultat 3-2.

Pas një harkimi nga Gerhard Progni, Darko Nikaç e zhbllokoi rezultatin (7’) me një gol të hershëm të shënuar me kokë.

Nuk vonoi shumë reagimi i ‘Intelektualëve’, të cilët shënuan golin e barazimit. Hamdi Namani veproi mirë në zonë për t’i barazuar shifrat (26’).

Pa përfunduar pjesa e parë, Nikaç shfrytëzoi pakujdesinë e intelektualëve për ta rikthyer epërsinë e Gjilanit (42′).

Drama vazhdoi në gjysmën e dytë, në të cilën Drita e përmbysi rezultatin me dy gola të vonshëm.

Fillimisht, Astrit Fazliu e barazoi rezultatin (89’), ndërsa më pas Betim Haxhimusa e shënoi golin e fitores (90’).

Me këtë fitore, Drita ngritët në kuotën e 30-të pikëve, dy më pak se lideri Ballkani, kurse Gjilani mbetet me 23 pikë në vend të katërt në tabelë. /Telegrafi/