Site icon Telegrafi

Drita dhe Gjilani takohen të dielën, por ndeshja do të zhvillohet pa shikues

Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.

Kjo xhiro është e rezervuar për derbin më të madh lokal në Kosovë, ku përballen Drita dhe Gjilani.

Por si në dy duelet e para të këtij edicioni, edhe dueli i tretë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Ka qenë klubi i Dritës që nëpërmjet një njoftimi ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshje të luhet pa praninë e tifozëve shkaku i hapësirë së kufizuar që ofron stadiumi me bari sintetik në Gjilan.

“Për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Drita dhe Gjilani takohen të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. /Telegrafi/

Exit mobile version