Site icon Telegrafi

Drita dhe Feronikeli luajnë baras në derbin e javës  

Drita dhe Feronikeli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 16-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me Dritën që krijoi më shumë, por me Feronikelin që gjeti golin.

Rasti i parë i ndeshjes erdhi në minutën e parë, ku portieri vendas Leutrim Rexhepi rrëshqet në zonën e rrezikshmërisë, por e përmirëson gabimin para se topin ta mbërrijë Mendurim Hoti.

Në minutën e 13-të Drita rreziko me Betim Haxhimusën, por goli iu mohua nga Florian Smakiqi, teksa vendasit provuan edhe me Endrit Krasniqin (28′), goditja e të cilit shkoi pranë portës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, ku kapiteni Lapidar Lladrovci shënoi me kokë për 0-1 pas harkimit të saktë nga Yll Hoxha.

Drita pati një rast të mirë edhe në minutat shtesë të pjesës së parë, por gjuajtja me kokë e Ervis Kajës u prit nga Smakiqi.

Në pjesën e dytë, Drita filloi e para me raste, pasi Liridon Leci (52′) gjuan me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit, por përsëri në vend portieri mysafir.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 69-të, ku pas një goditje nga distanca të Bujar Shabanit, topi u devijua nga një mbrojtës i Niklit dhe përfundoi në portë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa gjysmë raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë në gol dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Feronikeli gjendet në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Drita zë vendin e pestë me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Drita udhëton te Prishtina, ndërsa Feronikeli e pret Flamurtarin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version