Telegrafi

Drita dhe Erjon Vucaj ndërpresin bashkëpunimin

(Foto: Facebook/Erjon Vucaj)

Mesfushori Erjon Vucaj e ka ndërprerë bashkëpunimin me Dritën. Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Gjilani.

Ai u bë pjesë e ‘Intelektualëve’ në vitin 2018, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që e fitoi titullin në edicionin 2019/2020.

“Klubi jonë, FC Drita njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin Erjon Vucaj. Vucaj, i cili u bashkua me klubin tonë në vitin 2018 ka arritur të zhvillojë 103 ndeshje kampionale, gjashtë ndeshje të Kupës, një ndeshje të Superkupës dhe shtatë ndeshje ndërkombëtare me Dritën”.

“Futbollisti Erjon Vucaj ishte një nga futbollistët e dalluar në vitet e fundit, pjesë e sukseseve tona, paraqitjeve të mira në garat evropiane dhe fitoi titullin kampion me ne në edicionin 2019/20”.

“Klubi jonë, FC Drita e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi në karrierë”, shkruan në njoftimin e klubit. /Telegrafi/