Site icon Telegrafi

Drita apo Gjilani fiton sipas Fatmir Spahiut?

Duket se ethet e derbit më të madh kosovar i kanë kapluar shumë tifozë anembanë Kosovës.

Edhe Fatmir Spahiu do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit të qytetit të Gjilanit për të ndjekur takimin mes Dritës dhe Gjilanit.

Madje, aktori më mirë i njohur prej serialit ‘Kafeneja Jonë’ si ‘Oki’, ka dhënë edhe parashikimin rreth fituesit së këtij ballafaqimi, transmeton Telegrafi.

“Sot Drita po fiton! Mos thoni se kem ditë, jo andej jo këndej! A për pune të atmosferës edhe ajo punë dihet. DRITA jem, loqka jem!”, ka shkruar në llogarinë personale në Facebook, Spahiu.

Kujtojmë se takimi pritet të fillojë në ora 15:00, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe shumë zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version