Telegrafi

Drin Imeri nga Tetova fiton çmimin e parë në garat shtetërore të matematikës në Maqedoninë e Veriut

Nxënësi Drin Imeri nga Tetova e ka fituar çmimin e parë në garat shtetërore të matematikës në Maqedoninë e Veriut.

Drini është nxënës i klasës së gjashtë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë, ndërsa e ka fituar çmimin e parë në garat në matematikë, të cilat janë mbajtur ditën e djeshme nën organizimin e Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë.

Drin Imeri paraprakisht ka fituar edhe vendin e parë në garat komunale të Matematikës në Komunën e Tetovës, si dhe vendet e para në garat komunale dhe regjionale të gjuhës angleze “Spelling bee” të organizuara nga këndi Amerikan (American Corner).

Drin Imeri është edhe fitues i medaljes së Bronzë Digjitale të Olimpiadës Ndërkombëtare në kategorinë e matematikës, të njohur si International STEM Olympiad 2023.

Për suksesin e tij në një postim në Facebook, ka shkruar edhe Komuna e Tetovës, prej ku shprehen të kënaqur me suksesin e Drinit./Telegrafi/