Sonte gjatë spektaklit emocionues të Big Brother VIP Kosova, u hap televotimi për të zgjedhur finalistin e parë të këtij edicioni.
Pas një gare të fortë dhe shumë votash nga publiku, u zbulua se Driloni ishte ai që fitoi zemrat e publikut dhe u shpall finalisti i parë.
Vendimi i publikut e çon Drilonin automatikisht në finale, duke i siguruar atij një hap të madh drejt fitores së madhe të këtij edicioni.
Megjithatë, ky moment nuk u prit mirë nga disa prej banorëve, të cilët shprehën pakënaqësitë dhe zhgënjimin e tyre, duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.
Reagimet e banorëve kanë ndezur diskutime të reja dhe kanë shtuar emocionet e garës, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë çdo moment me interes të madh. /Telegrafi/