Site icon Telegrafi

Driloni për Edin: Ka qenë dhurata më e mirë këtu brenda

Foto: Screenshot/YouTube

Eduart Kuqi u largua me dëshirë nga Big Brother VIP Kosova 3.

I njëjti kërkoi ta linte shtëpinë gjatë kohës që po zhvillohej spektakli i së hënës.

Kjo për shkak të disa gjërave që kishte lënë jashtë dhe nuk pati të bënte me ndonjë banorë.

Foto: Twitter

Largimin e tij më keq e ka pritur Drilon Rama, me të cilin krijoi një miqësi shumë të ngushtë.

Ai thotë se ishte dhurata më e mirë për të, edhe pse i kërkuan që të lidhej me ndonjë vajzë brenda.

Lexo po ashtu “A dëshironi të më mbani me zor, unë e thyej derën” - momenti kur Edi kërkoi të largohet nga Big Brother

“Kurrë në jetë, krejt kanë pritur çika çika çika, më erdhi kështu dhurata më e mira që ta di që kam qenë me të, këtu më ka shkuar si ujë”, u shpreh Rama.

Edi nga ana tjetër para se të largohej ia kishte lënë disa porosi Drilonit, edhe për lojën në BBVK. /Telegrafi/

Exit mobile version