Një bisedë qesharake ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Driloni, Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për një temë interesante që ka shkaktuar shumë të qeshura mes banorëve.
Driloni tregoi kureshtjen e tij për të provuar qumështin e gjirit, një temë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai tha: “Nuk e kam provuar ende, por kisha pasur shumë dëshirë të dija çfarë shije ka. Ia kam thënë edhe Drenushës, sepse më intereson shumë të di a është si qumështi i lopës, apo jo”.
Në këtë moment, Xheneta e shprehu mendimin e saj me një shaka, duke thënë: “Ai është më i mirë, më i shijshëm është Driloni!”
Pas kësaj, Driloni vazhdoi: “Po, por a mund të blihet qumësht i tillë? A keni thënë diçka për këtë?”
Kjo e ka bërë atmosferën shumë më të lehtë dhe ka shkaktuar të qeshura të shumta mes banorëve të tjerë. /Telegrafi/