Site icon Telegrafi

Driloni: Kur kam qenë i vogël kam shpenzuar shumë para për të mbështetur Ardian Bujupin

Disa nga banorët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë diskutuar në ditën e sotme (e mërkurë) për disa artistë shqiptarë.

Kjo pasi në sfond po dëgjonin disa këngë, ku edhe analizonin këngëtarët, derisa Vullnet Krasniqi nuk i kurseu kritikat rreth tyre.

Ata po komentonin një prej projekteve të Xhensila Myrtezajt me Ardian Bujupin, e për këtë të fundit gazetari tha se ka fituar “The Voice” në Hamburg.

Foto: Screenshot/YouTube

Drilon Rama më pas zbuloi një histori që ka të bëjë pikërisht me këtë këngëtar që është shqiptar, por i rritur në Gjermani.

Lexo po ashtu “Asnjë fjalë që kam nxjerrë nga goja me ty s’ka qenë lojë”, Driloni sqarohet me Sarën

Ai tha se në kohën kur ishte pjesë e këtij kompeticioni, shpenzoi shumë para për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse boksieri ishte i vogël, ai tha se shpenzoi mbi 200 euro duke dërguar mesazhe në përkrahje të Bujupit.

Banorët reaguan menjëherë, por tha që babai i kishte thënë se duhet mbështetur shqiptarët. /Telegrafi/

Exit mobile version