Boksieri Drilon Rama ka bërë tashmë një muaj në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
I njëjti këtë kohë ka krijuar miqësi më shumë me konkurrentin e ri, Eduart Kuqin.
Ata së fundmi janë parë duke folur me kode pasi Driloni mësoi numrin e ndjekësve në Instagram.
Siç kuptohet, kur ka hyrë në fillim ka pasur rreth 29 mijë dhe tani ka kaluar shifrën e 35 mijë ndjekësve.
Pjesë nga biseda e tyre:
Drilon Rama: A e di një qytet në Gjermani që thirret 29.9, a po kupton.
Eduart Kuqi: A po, vetëm fjalën gjermanisht 29.9 e tani ish bërë 35.
Eduart Kuqi: Po a, e paska ndërru emrin a.
Drilon Rama: Po, para se me hy. Është një qytet që i thonë Stuttgart. Para se me hy kur kam qenë në Stuttgart, duke e lypur në hartë, tani i ka ndryshuar në 35, i ka blerë tjetër kush.
Eduart Kuqi: Ku i ke parë tash.
Drilon Rama: Në telefon.
Eduart Kuqi: Në rregull.
Drilon Rama: Jashtë, para se të shkoj (qesh). /Telegrafi/