Site icon Telegrafi

Driloni eskalon ndaj Xhenetës: Me pas karakterin tënd e kisha mbytur veten

Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama janë përfshirë në një debat të ashpër pas përfundimit të spektaklit të natës së djeshme (e hënë).

Boksieri i drejtohet modeles se është mësuar të vazhdojë lojën e saj vetëm me puthje, pas historisë së Gjestit.

E një replikë nga Xheneta nuk mungoi, e cila i tha që nuk ka asgjë të keqe për këtë.

Foto: X

“Je msu ti me puthje me shku, vazhdo se mirë je duke shkuar”, iu drejtua Rama.

Lexo po ashtu Puthja pasionante mes Gjestit dhe Xhenetës - banorët dalin kundër lidhjes së tyre

Fetahu tutje ia ktheu: “Pse çka ka gabim me u puth?”.

Foto: X

E më tej, banori vazhdoi: “Me pas karakterin tënd, a e di çfarë kisha bërë, e kisha mbyt veten. Kështu në jetë një ditë nuk kisha jetuar”.

Xheneta krejt në fund shtoi: “O Vëllai i Madh a je duke e dëgjuar Drilonin, ky i çon njerëzit për vetëvrasje”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version