Site icon Telegrafi

Driloni e pyet direkt Sarën: A ke pëlqim për mua apo jo?

Foto: Screenshot/YouTube

Po vazhdon historia në mes të Drilon Ramës dhe Sara Kolamit në Big Brother VIP Kosova 3.

Duket se boksieri ka vendosur të ndërmarrë një hap të guximshëm, kjo për të qartësuar ndjenjat e tij dhe për të zbuluar nëse Sara ndjen të njëjtën gjë për të.

I njëjti në një bisedë të gjatë me aktoren mbrëmë, e ka pyetur atë drejtpërdrejt nëse ka pëlqim për të.

Foto: Screenshot/YouTube

Sipas Drilonit, ajo heziton të shprehet për shkak të pasigurisë, pasi sipas tij ajo pret që vet Driloni t’ia thotë një gjë të tillë asaj si fillim.

“Nëse kam pëlqim, nëse kisha thanë që kam pëlqim qatë-here kishe fol ti, këtu është problemi”, i tha Driloni, Sarës.

Foto: Screenshot/YouTube

Sara, nga ana tjetër, nuk iu përgjigj, ndërsa ia kujtoi që e kanë lënë mundësi të hapur.

“A e kemi lënë të hapur të shohim se si do të shkoj, deri tani i kam refuzuar dy persona që kanë shprehur ndjenja për mua, Edi dhe Fitimi”.

 

Ata tutje kanë folur edhe për banorët tjerë të cilët kanë shprehur pëlqim ndaj tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version