Telegrafi

Drilona Musa kërkon votën e shqiptarëve nga Zvicra për në finalen e “The Voice of Switzerland”

Drilona Musa, artistja me origjinë nga Kosova ka arritur në finalen e “The Voice of Switzerland” që pritet të mbahet sonte me fillim nga ora 20:15.

Ajo përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook ka kërkuar votën e gjithë shqiptarëve që janë në Zvicër.

26-vjeçarja ka bërë thirrje që ta votojnë përmes telefonit me thirrje apo me mesazhe dhe njofton se votimi vlen vetëm nga Zvicra.

Drilona Musa (Foto: Facebook)

“Nesër është finalja e The Voice of Switzerland. Ju lutem votoni nesër për mua përmes telefonit (Thirrje/sms). Në kanalin 3+ prej orës 20:15. Votimi mund të bëhet vetëm nga Zvicra. Ju kërkoj ndjesë. Shumë faleminderit”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Lexo po ashtu Një tjetër shqiptare nga Kosova arrin sukses në "The Voice" të Zvicrës, bind të gjithë trajnerët të kthejnë karriget për të

Musa u bëri përshtypje të gjithë trajnerëve të “The Voice” me paraqitjen e saj të mahnitshme në audicionet e fshehura.

Bukuroshja është pjesë e skuadrës së Anna Rossinelli, ndërsa mori vëmendje të madhe me interpretimin e këngës “Toxic” të Britney Spears.

Drilona përndryshe është lindur dhe rritur në Zvicër, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Kosova. /Telegrafi/