Drilon Ibrahimi ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46.
Driloni u shpreh se rezultati i sotëm ishte më i miri për të dhe njëherit rekord shtetëror.
Edhe pse dëshira e tij ishte që të shkonte më lartë, por pikët rekorde për tregojnë se ai është duke shkuar drejt nivelit të lartë.
Të pranishëm për ta ndjekur dhe përkrahur garuesin tonë ishin edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuesit e KOK-ut dhe përfaqësuesit nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport dhe Ambasada e Kosovës në Japoni. /Telegrafi/