Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Drilon Hazrollaj – Talenti i vitit
Hazrollaj ka qenë padyshim zbulimi më i madh i vitit duke qenë titullar i rregullt i Malisheva dhe ‘motori’ i skuadrës në këtë vit.
Paraqitjet e mira ka rënë në sytë e të gjithëve dhe po kërkohet nga disa klube si brenda edhe jashtë vendit.
Talenti 20-vjeçar gjatë vitit 2022 ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka shtuar edhe një asistim.
Ai zhvilloi 29 ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 8 asistime.
/Telegrafi/