Site icon Telegrafi

Drilon Hajrizi me Prishtinën udhëton në Mitrovicë, kështu do ta pres Torcida

‘Torcida’ është gati për të dhuruar spektakël në ndeshjen e Trepçës ndaj Sigal Prishtinës në palestrën “Minatori”.

Prijësi i tifo-grupit mitrovicas, Genc Voca, ka folur rreth organizimit për këtë kryendeshjen.

“Ne tifo-grupi më i madh në trojet shqiptare, nuk e shohim të arsyeshme të bëjmë diçka të veçantë në lidhje me Drilon Hajrizin. Për ne si Torcidë, çdo lojtar i Prishtinës është armik i klubit tonë, andaj nuk do të merremi fare me atë krijesë”, deklaroi Voca për “GazetaOlle.com”.

“Do të anojmë në mënyrë korrekte dhe sportive. Mirë se vini në kryeqytetin e basketbollit. Koreografitë e shumë gjëra tjera, i keni befasi”, shtoi ai.

Trepça-Sigal Prishtina zhvillohet të dielën në ora 18:00.

Exit mobile version