Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e katërt finale të fazës së “Play-Off”, pasi ka mposhtur Pejën me rezultat 80:55 dhe ka barazuar serinë finale të “Play Off” në 2:2.
Pas ndeshje basketbollisti i pejanëve Drilon Hajrizi është shprehur i zhgënjyer me rezultatin dukke besuar se në Pejë do ta fitojnë titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.
“Nuk kemi bërë paraqitje të mirë dhe kjo na kushtoj me humbje. Besoj se në Pejë në ndeshjen e fundit do të arrijmë ta fitojmë titullin e kampionit”, u shpreh Hajrizi për supersport.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet të shtunën në palestrën sportive të Karagaçit të Pejës. /Telegrafi/