Telegrafi

Drilon Gashi komenton deklaratën e bujshme të hoxhë Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën: Nuk mund të përzihemi në punë të Zotit

Teologu Drilon Gashi ka komentuar deklaratën e bujshme të hoxhës Shefqet Krasniqi për artisten e njohur Shkurte Fejza, që javë më parë e kritikoi atë për mospredikim të fesë Islame.

Gashi ka thënë se nuk duhet “të përzihemi në punët e Zotit”.

“Ne nuk mund të përzihemi në punë të Zotit. Nuk është mirë me u përfshi në këtë temë se kur do të vdesim. Na nuk i kemi çelësat as të xhenetit dhe xhehenemit; duhet të frikësohet secili për veten”, ka deklaruar ai i ftuar në emisionin “Show i së premtes” që moderohet nga Adelina Ismaili; episod që iu ndalua transmetimi në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Lexo po ashtu Drilon Gashi reagon pas vendimit të RTK-së për të ndaluar transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit

Teologu Gashi, ndonëse u shpreh se duhet të ketë divergjencë dhe përplasje mendimesh, nuk u pajtua me atë që tha Krasniqi për artisten Shkurte Fejza.

Foto: Adelina Ismaili dhe teologu Drilon Gashi / Facebook

“Përmes artit dhe muzikës mund të shprehet hyjnorja. Sikurse me Shkurte Fejzën dhe me Shyhrete Behlulin por edhe me ju, ne jemi rrit me këngët e juaja”, deklaroi ai mes tjerash.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili paralajmëron se do ta publikojë intervistën me hoxhën Drilon Gashi, pas vendimit të RTK-së: Unë besoj në liri

Por, çfarë tha hoxha Shefqet Krasniqi që nxiti mjaft reagime prej palëve të shumta të fytyrave publike?

Ai javë më parë, bëri një deklaratë për artisten e njohur Shkurte Fejza të cilën e kritikoi për mos-predikim të fesë islame gjatë një emisioni në Tëvë1.

“Për mua muzika nuk është e pëlqyeshme, Shkurte Fejza i ka tekstet e bukura, por më dhimbset që nuk është fetare aq sa duhet. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur në kombin tonë me qenë edhe fetare, sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë edhe hiq larg se ka”, pati deklaruar Krasniqi. /Telegrafi/