Site icon Telegrafi

Dresheviq: E mbajtëm portën e paprekur, debutimi special

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ibrahim Dresheviq ka debutuar me Kosovën dhe është ndarë i lumtur me këtë gjë.

Ai thotë se ndeshja doli të jetë e vështirë, pasi që Gjibraltari luajti shumë prapa.

“Ndeshje speciale për mua, debutimi me ekipin kombëtar. E kam pritur këtë moment”.

Lexo po ashtu Detajet e triumfit të Kosovës ndaj Gjibraltarit

“Ndeshje e mirë, por e vështirë ndaj ekipeve si këto që mbrohen, duhet të persësh për momentin dhe hapësirën. Fitorja mbetet e rëndësishme. E kemi mbajtur portën e pa prekur dhe kjo është mirë”.

“Mali i Zi? Shpresoj të luajë, por varet nga trajneri kush luan e kush jo. Është ndeshje e rëndësishme ”, ka thënë Ibrahim Dreshevic për Supersport. /Telegrafi/

Exit mobile version