Deputeti i AAK-së, Dr. Shemsedin Dreshaj ka thënë se nga mungesa e perspektivës dhe pakënaqësisë në paga, mjekët po vazhdojnë ta braktisin vendin.
Dreshaj, përmes një postimi në Facebook, theksoi se edhe sot ndodhi një rast i braktisjes së vendit nga një mjek.
“Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjve, nga mungesa e shpresës dhe perspektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit”, ka shkruar Dreshaj, transmeton Telegrafi.
“Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do t’i dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmen”, tregoi Dreshaj.
“Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend. Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë”, përfundoi deputeti i AAK-së. /Telegrafi/