Telegrafi

Drenusha shpëtoi drerin e vogël, që ndaloi i frikësuar në mes të rrugës (Video)

Jessie Larson po voziste në një pjesë malore të Uashingtonit të Shteteve të Bashkuara, kur pa një skenë mbresëlënëse.

Ishte një drenushë që ndihmoi të voglin e saj, që ndaloi i frikësuar në mes të rrugës dhe nuk kishte guxim të lëvizte, transmeton Telegrafi.

“E ndalova makinën, pasi nuk doja t’i shqetësoja edhe më shumë. Ngrohtësia e nënës, bëri që ai të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë tutje”, ka shkruar Larson në videon e shpërndarë në internet.

Njohësit e kafshëve, pretendojnë se ky dre ka ardhur në jetë para pak ditësh dhe pos frikës, i ka edhe këmbët shumë të dobëta për të ecur si duhet. /Telegrafi/