Jessie Larson po voziste në një pjesë malore të Uashingtonit të Shteteve të Bashkuara, kur pa një skenë mbresëlënëse.
Ishte një drenushë që ndihmoi të voglin e saj, që ndaloi i frikësuar në mes të rrugës dhe nuk kishte guxim të lëvizte, transmeton Telegrafi.
“E ndalova makinën, pasi nuk doja t’i shqetësoja edhe më shumë. Ngrohtësia e nënës, bëri që ai të ngrihet në këmbë dhe të vazhdojë tutje”, ka shkruar Larson në videon e shpërndarë në internet.
Njohësit e kafshëve, pretendojnë se ky dre ka ardhur në jetë para pak ditësh dhe pos frikës, i ka edhe këmbët shumë të dobëta për të ecur si duhet. /Telegrafi/