Këngëtarja dhe njëra nga vajzat që mban kurorën e më të bukurës në Kosovë, ka tre javë që është bërë nënë.
Drenusha Latifi ka lindur fëmijën e saj të parë nga lidhja me Atilla Burgijën, vajzën e quajtur Ynva, transmeton Telegrafi.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ku bukuroshja shihet së bashku me vajzën e saj trejavëshe, në forma perfekte.
Në vetëm pak kohë, ish-Miss Kosova ka arritur të rikthehet duke mahnitur me format e saj.
Kujtojmë se Drenusha për momentin jeton në Suedi, ku është zhvendosur që nga fillimi i shtatzënisë. /Telegrafi/