Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi bëri të ditur rreth katër muaj më parë se së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Atilla Kartesh, janë prindër të një vajze, të pagëzuar me emrin Ynwa.
Drenusha lajmin për shtatzëninë e dytë e bëri të ditur përmes Instagramit, rrjet në të cilin është mjaft aktive çdo ditë.
Përmes çasjeve të reja në Instagram, Drenusha u ka dhënë mundësinë fansave që të shtrojnë nga një pyetje për bukuroshen kosovare.
Mes shumë pyetjeve lidhur me jetën private dhe personale, Drenusha zbuloi edhe gjininë e fëmijës së dytë.
Ajo pritet që së shpejti vajzës së saj të madhe t’i dhurojë edhe një vëlla, ngase do të sjellë në jetë një djalë.
Ndërsa e pyetur nga një fans tjetër se a e ka ndër mend t’i rikthehet muzikës, Drenusha ka thënë se nuk e di pasi nuk e ka vendosur ende.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, jetojnë prej vitesh në Helsinborg të Suedisë. /Telegrafi/