Këngëtarja dhe modelja e njohur Drenusha Laitifi do të bëhet nënë për herë të dytë!
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Atilla Kartesh, po presin edhe një fëmijë, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vet Latifi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram.
Drenusha ka zgjedhur një fotografi kreative për të paralajmëruar se familja e saj do të bëhet katër anëtarëshe.
Ish-“Miss Kosova” në fotografinë e publikuar shfaq katër gjilpëra: një të vogël që përfaqëson vajzën e saj të vogël Ynwan, dy tjera të mëdha që përfaqësojnë atë dhe bashkëshortin, e në një nga këto të mëdhatë shfaq përbrenda një gjilpërë tjetër të vogël, që përfaqëson shtatzëninë e saj.
“Bebja numër dy”, ka shkruar Latifi në mbishkrimin e fotografisë, e cila është pasuar me një varg urimesh nga ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/