Telegrafi

Drenusha Latifi: Shqiptarët nuk kanë akoma traditë divorci, meshkujt nuk e pranojnë këtë

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘SHOK Podcast’ me Fis Junikun.

Ajo ka folur për fillimet e karrierës e deri në ngjarjet e fundit, të cilat i ka bërë publike.

Artistja vetëm pak javë më parë zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës në familje, madje duke sjellë edhe fotografitë si dëshmi.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa po bënin një bisedë, ajo tha se shqiptarët nuk kanë akoma traditë divorci.

Lexo po ashtu Drenusha Latifi shfaqet me ministren Haxhiu: Gratë duke mbështetur gratë

Duke përmendur këtu disa faktorë dhe se një gjë e tillë nuk pranohet nga meshkujt.

Foto: Screenshot/YouTube

“Një gjë që është tek ne, plus po flas për trojet në përgjithësi ballkanike shqiptare special që ne akoma nuk kemi traditë divorci. Nuk e pranojnë meshkujt divorcin. Shumë është e vështirë në përgjithësi partnerët, nuk kemi akoma”, u shpreh ajo.

Këngëtarja theksoi: “Janë shumë faktorë që nuk janë të rregulluar në përgjithësi, është çështja e pasurisë, e rrethit, çfarë do të thotë halla, tezja, mixha e kështu me radhë. Mandej është pasuria, çështjet e tjera, fëmija etj etj”.

 

Drenusha krejt në fund për zhvillimet e fundit tha: “Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë me arrit deri në këtë pikë”. /Telegrafi/

@onimaspace Ne Shqiptaret hala nuk kemi tradit te divorcit! . . . . . . #onima #entertainment #trending #podcast #shok #shokpodcast #viral #trendingtiktok #viraltiktok #perty #fy #fyp #foryou ♬ original sound – ONIMA