Site icon Telegrafi

Drenusha Latifi refuzon t’ia japë dorën Atillës gjatë përshëndetjes së largimit nga shtëpia

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Në një moment të ngarkuar emocionalisht gjatë largimit të Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, ndodhi një episod që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Gjatë përshëndetjes me banorët, Kardesh iu drejtua ish-bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi, duke i zgjatur dorën në shenjë përshëndetjeje. Megjithatë, Latifi refuzoi të përgjigjej në këtë gjest.

Në vend që të pranonte përshëndetjen, ajo i tha shkurt: “Vazhdo”, duke i bërë të qartë që nuk dëshironte të kishte asnjë kontakt fizik, madje as për një përshëndetje formale.

Ky refuzim publik për të pranuar dorën e ish-bashkëshortit të saj ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale dhe mediat online, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta nga shikuesit.

Lexo po ashtu Atilla Kardesh lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Incidenti vjen pas një valë reagimesh dhe kërkesash për largimin e Kardesh nga programi, të cilat pasuan hyrjen e tij në shtëpi përkrah ish-bashkëshortes, që më herët e kishte akuzuar për dhunë dhe kishte marrë një urdhër mbrojtjeje kundër tij.

Refuzimi i përshëndetjes nga Drenusha është konsideruar nga shumë komentues si një shenjë e qartë e kufijve që ajo ka vendosur për të mbrojtur veten. /Telegrafi/

Exit mobile version