Site icon Telegrafi

Drenusha Latifi flet për jetën e saj pas ndarjes: E shijoj çdo moment, kënaqem

Drenusha Latifi (Foto: BBVK)

Drenusha Latifi, një prej banoreve më të përfolura të edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Kosova, ka bërë një reflektim të sinqertë mbi jetën e saj pas një ndarjeje, duke ndarë me banorët e tjerë lumturinë e re që ka zbuluar tek vetja.

Në një bisedë të afërt me vajzat pranë pishinës, ajo rrëfeu se që prej ndarjes, po shijon çdo moment të jetës dhe ka kuptuar që është shumë më e lumtur dhe më e hareshme sesa kishte menduar më parë.

“Pasi që jam ndarë prej tij, unë kurrë nuk e kam ditur që jam kaq e hareshme, kaq e lumtur,” tha ajo, duke treguar se dikur kishte qenë një person më i mbyllur.

Madje, ajo pranoi se njerëzit shpesh e kishin perceptuar si person nervoz, ndërkohë që në të vërtetë është shumë më e qetë dhe e lumtur.

Drenusha ndau gjithashtu që, pas ndarjes, ka filluar të vlerësojë më shumë jetën e saj dhe çdo moment që ajo sjell, duke theksuar se tani kënaqet më tepër se kurrë.

Këto reflektime të Drenushës kanë tërhequr vëmendjen e fansave të Big Brother VIP Kosova, të cilët janë kuriozë për rrugëtimin e saj emocional dhe për fuqinë e saj për të ecur përpara me një qasje të re pozitive ndaj jetës. /Telegrafi/

Exit mobile version