Site icon Telegrafi

Drenusha Latifi bën tatuazh të veçantë, emrin e vajzës së saj (Foto)

Ish “Miss Kosova”, këngëtarja Drenusha Latifi ka qenë gjithnjë e pëlqyer për stilin dhe paraqitjet e saj të veçanta.

Ajo është larguar vitet e fundit nga muzika, ndërsa është shpërngulur në Suedi, atje ku jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Drenusha Latifi vazhdon të mbetet njëra ndër ikonat e bukurisë shqiptare. Burimi i fotos: Instagram

Drenusha është e martuar me Atilla Kartesh, ndërsa së bashku kanë një vajzë të quajtur Ynwa.

Këngëtarja Latifi është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Ekskluzive: Rrëfehet bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla: Nuk jemi ndarë, jemi bashkë dhe të lumtur (Foto)

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur përmes disa imazheve të publikuar në InstaStorym, se ka realizuar një tatuazh të ri në dorën e saj të majtë.

Drenusha shquhet për format atraktive, ndërsa shfaqet gjithmonë bukur dhe me stil në rrjetet sociale. Burimi i fotos: Instagram

Bëhet fjalë për emrin e vajzës së saj, pasi tashmë në krahun e saj do të ketë disa shkronja të përhershme, që të bashkuara formojnë fjalën Ynwa si dhe ditën e lindjes së vajzës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version