Site icon Telegrafi

Drenusha e vë në siklet Drilonin, e ftoi për të kërcyer derisa i bën edhe lëvizje provokuese

Foto: Screenshot/YouTube

Mbrëmë (e martë) u organizua një festë me muzikë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP.

Banorët u argëtuan tejet shumë me njëri-tjetrin, derisa kërcyen e qenë në humor të mirë.

Këngëtarja Drenusha Latifi në një moment e ftoi për kërcim boksierin Drilon Rama.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo vazhdoi të vallëzonte e t’i bënte disa lëvizje provokuese saqë e vuri edhe në siklet atë.

Lexo po ashtu Anisa Veseli ia shpreh pëlqimin në Big Brother - Drilon Rama shfaqet i habitur

“Sa i ftohtë”, i tha ajo në një moment.

Foto: Screenshot/YouTube

Driloni nga ana tjetër ia ktheu: “Jam duke e mbajtur pijen, mos mi çoni duart lart”.

I njëjti duket se nuk dëshiron të ketë shumë afrimitet me vajzat, pasi edhe gjithë këtë kohë ka qenë më i distancuar. /Telegrafi/

Exit mobile version