Një person nga Drenasi për arsye të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të gruas dhe më pas i dyshuari me një veturë Mercedes është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë.